Transmetuar më 13-07-2018, 07:57

Disa muaj pas sekuestrimit të sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në Maminas, në kontejnerin e kompanisë “Arbri Garden”, janë sekuestruar llogaritë e personave të dyshuar si të përfshirë në linjën e trafikut.

Task Forca Speciale ka sekuestruar llogaritë e kompanive “Arbri Garden” dhe “Exoalmax”.

Sipas informacioneve, vlera totale e llogarive të sekuestruar është 38 mijë dollarë amerikanë dhe 10 milionë lekë, para këto që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Policia bën me dije se në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet lidhur me dosjen e bujshme.

Nuk dihet se pse u ndërmor kaq vonë vendimi për sekuestrimin e llogarive të kompanive në fjalë.

Autoritetet aktualisht janë në pritje të ekstradimit të pronarit të “Arbri Garden” i cili është arrestuar në Gjermani. Arbër Çekaj ka mohuar të ketë pasur dijeni lidhur me ngarkesën që u gjet në kontejnerin e kompanisë së tij./a.m./noa.al/ Kokaina e Maminasit, nis hetimet edhe prokuroria gjermane

Kokaina, Krimet e Rënda i kërkojnë ministrisë së Drejtësisë ekstradimin e Çekaj

Disa operacione të fshehta, si u bë lokalizimi i Arbër Çekaj, të tjerë të dyshuar jashtë vendit

Kokaina e Maminasit, ja kur kryhet ekstradimi i Çekajt nga Gjermania

U arrestua në Gjermani, Arbër Çekaj u fsheh me identitet tjetër

614 kg kokainë, Arbër Çekaj arrestohet në Gjermani

Kokaina e Maminasit, “peshku i madh” në arrati, Pezaku e Lushaj kërkojnë lirinë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd