Transmetuar më 04-05-2018, 12:25

Hetimet për kokainën e Maminasit ku u sekuestruan 613 kilogramë nuk kanë nxjerrë ende emra bashkëpunëtorësh të tjerë. Biznesmeni Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati.

Ndryshe nga sa paralajmëroi në reagimet për mediat se do të dorëzohej, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Dy punonjësit e kompanisë “Arbri Garden”, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj vijojnë të qëndrojnë prapa hekurave.

Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me trafikun pasi kanë deklaruar se nuk e dinin se në kontejnerët e bananeve ishte fshehur lënda narkotike.

Pasi dy shkallët e para të gjykatës i lanë në qeli, mësohet se ata i janë drejtuar Gjykatës së Lartë. Avokatët kanë bërë rekurs dhe kërkojnë lirimin e klientëve të tyre./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd