



Prokuroria e Krimeve të Renda i ka dërguar një letër-kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon ekstradimin e Arbër Çekaj.
Në kërkesën e organit të akuzës, kërkohet që ministria të nisë procedurat për të sjellë nga Gjermania në Shqipëri, të shpallurin në kërkim për trafik droge.
Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, teksa pritet që MD të nisë dosjen me kërkesën për ekstradim drejt Gjermanisë.
Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbi Garden”, të cilës më 27 shkurt iu gjetën 613 kg kokainë në Maminas, në kontenierët me banane, gjatë kohës së qëndrimit në Gjermani ku dhe u arrestua një javë më parë kishte ndryshuar mbiemrin.
Ai u arrestua në Dyseldorf të Gjermanisë me identitet të ndryshuar, ku nga Arbër Çekaj, rezultonte Arbër Jansen, pasi kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij nga Danuimarka.
Arbër Çekaj është pronari i firmës ‘Arbi Garden’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit të koduar “last snow” (dëbora e fundit).
Kapja e tij u bë e mundur në sajë të shkëmbimit të informacionit në kohë rekord mes policisë, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.
Sasia e drogës 613 kg kokainë dyshohet e lidhur me një rrjet trafiku që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.
Kontenieri i mbërritur në portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë nga strukturat e Policisë së Shtetit, deri sa mbërriti në magazinat e firmës.
Pakujdesia bëri që të vetëfutej në kurth policor, bosi i kokainës Arbër Çekaj
Kokaina e Maminasit, ja kur kryhet ekstradimi i Çekajt nga Gjermania
U arrestua në Gjermani, Arbër Çekaj u fsheh me identitet tjetër
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





