
Një ditë më parë policia gjermane arrestoi shtetasin Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontejnerin e së cilës u gjet sasia rekord prej 613 kilogramësh kokainë.
Ky shtetas prej muajsh rezultonte në kërkim ndërkombëtar ndërkohë zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbuluar se kontaktet me vendet partnere nisën rreth tre orë pas sekeustrimit të kokainës, pasi kishte dyshime se Çekaj ndodhej në Gjermani.
Lamallari zbuloi se për prangosjen e Çekajt janë bërë disa operacione sekrete.
“Nga momenti që është realizuar sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës, tre orë më pas u realizua kontaktimi i autoriteteve ndërkombëtare, pasi kishte dyshime se administratori i kompanisë ku u gjet droga ndodhej në Gjermani. U kryen një sërë operacionesh të fshehta që të bëhej lokalizimi i shtetasit Arbër Çekaj. Paraditen e djeshme u bë i mundur edhe arrestimi i tij në Dyseldorf”, tha Lamallari.
Ndërkohë ai tha se ka dyshime se pjesë e grupit të trafikut janë edhe persona të tjerë. Ai tha se po punohet intensivisht edhe me partnerët për prangosjen e trafikantëve të tjerë.
“Dyshohet edhe për persona të tjerë, të cilët ndodhen në vende të tjera. Ka patur ekspertë nga policia shqiptare që janë nisur në Gjermani, dhe kanë bashkëpunuar me autoritetet atje. Së fundmi ata janë kthyer në Shqipëri, pas bashkëpunimit. Jemi shumë të interesuar që këto hetime të shkojnë sa më larg, dhe të arrihen rezultate konkrete. Vazhdojnë hetimet për personat e implikuar”, u shpreh Lamallari./a.m./noa.al/
Kokaina e Maminasit, ja kur kryhet ekstradimi i Çekajt nga Gjermania
U arrestua në Gjermani, Arbër Çekaj u fsheh me identitet tjetër
614 kg kokainë, Arbër Çekaj arrestohet në Gjermani
Kokaina e Maminasit, “peshku i madh” në arrati, Pezaku e Lushaj kërkojnë lirinë
Kokaina e fshehur te bananet, Prokuroria kërkon burg për pronarin e zhdukur
Kokaina në Durrës, zbulohen hyrje-daljet e menaxherit të kompanisë "Arbri Garden"
“Kokaina”, kamioni u kontrollua në Itali dhe u la të vijonte rrugën
Detaje të reja nga aksioni i kapjes së kokainës në Durrës, si u zbuluan agjentët
Kokaina, pronari i “Arbri Garden” u arratis në Gjermani 3 ditë para aksionit
Dalin pamjet, si ishte fshehur 180 milion euro kokainë në kontenierin me banane
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





