Transmetuar më 01-06-2018, 07:54

Në hetimet për sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë në Maminas disa muaj më parë, janë përfshirë edhe prokurorët gjermanë.

Hetuesit e këtij vendi dyshojnë se kjo sasi e madhe droge, mund të ketë lidhje me një grup kriminal që ka operuar në Gjermani në trafikun e sasive të mëdha të kokainës që vijnë nga Amerika Latine.

Dyshimet lidhen me një grup shqiptarësh të cilëve në Prill të vitit 2017, iu sekuestrua një sasi prej 1.8 tonësh kokainë e fshehur në arka bananesh.

Droga vinte nga Ekuadori ndërkohë në atë kohë ranë në pranga Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende.

Këta shtetas vepronin në të njëjtën mënyrë për trafikimin e drogës si grupi i Maminasit.

Kujtojmë se pronari i “Arbri Garden”, në kontejnerët e së cilës u sekuestrua droga, është arrestuar në Gjermani në 14 Maj.

Pritet që ai të ekstradohet drejt vendit tonë. Nuk dihet nëse gjermanët e kanë marrë në pyetje për llogari të grupit që iu sekuestrua drogë në vitin 2017.

Po ashtu, nuk ka të dhëna nëse gjermanët kanë prova që të lidhi mes tyre dy rastet e trafikut./a.m./noa.al/

Kokaina, Krimet e Rënda i kërkojnë ministrisë së Drejtësisë ekstradimin e Çekaj

Disa operacione të fshehta, si u bë lokalizimi i Arbër Çekaj, të tjerë të dyshuar jashtë vendit

U arrestua në Gjermani, Arbër Çekaj u fsheh me identitet tjetër

614 kg kokainë, Arbër Çekaj arrestohet në Gjermani

Detaje të reja nga aksioni i kapjes së kokainës në Durrës, si u zbuluan agjentët

Kokaina në Durrës, prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë së Arbër Çekaj

Kokaina në Durrës, flet pronari i kompanisë së bananeve: S’kam lidhje me drogën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd