Transmetuar më 06-02-2018, 08:38

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë ka dyshime të forta se është urdhëruar të kryhet nga një bos shqiptar,që rezulton të jetë i izoluar në një burg të Greqisë.

Ky person, është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine dhe fill pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.

Në linjën e këtij grupi ka qenë dhe viktima Devi Kasmi, i cili ishte pjesë e grupit për të trafikuar dhe shitur kokainë në Tiranë dhe vende të ndryshme të Europës.

Burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mendohet se ka qenë dhe shtetasi grek i dyshuar si vrasësi me pagesë i Kasmit, Efthymiou Efthymious, shkruan ‘shqiptarja.com’. Nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2012 është burgosur në Gjermani për trafik droge, në 2016 është liruar dhe kthyer në Greqi. Por pikërisht në po këtë vit është arrestuar nga policia e Artës, për trafik droge.

Efthymiou Efthymious arrestuar me një grup të madh prej 30 veta shqiptaro-grekë për trafik kokainë.

Pasi ka qëndruar në qeli për gati 10 muaj, Efthymiou Efthymious dënohet me 4 vjet burgim ku një pjesë të këtij dënimi e realizoi në qeli, ndërsa pjesën tjetër e shleu me shërbim prove. Greku u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të kokainës, por u dënua vetëm si përdorues droge dhe shpërndarës i saj.

Pas hekurave si vrasës me pagesë, avokati i grekut zbulon pse u dënua dhe në Greqi

Vrasësi grek me pagesë tregon si e njohu porositësin, zbulohet e kaluara e tij

Lihen në burg katër të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, mes tyre edhe një shtetas grek

Atentati në Tiranë, zbulohet çfarë iu sekuestrua grekut

Si u planifikua vrasja e Kasmit, porositësi i makinës zbulon detaje

Ekzekutimi i Kasmit, rindërtohet skena e krimit/ Vrasësi grek u largua me furgon pas atentatit

Banesa e grupit të krimit e “blinduar” me kamera, greku i dyshuar si vrasës me pagesë: Erdha për pushime

Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit

Kush e organizoi vrasjen e Kasmit, dy vite më parë porositi atentatin e shokut të Shullazit

Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut

Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd