Transmetuar më 02-02-2018, 14:15

Zbulohen detaje të tjera lidhur me organizatorin e atentatit të së hënës mbrëma ku u ekzekutua me armë zjarri Dëfrim (Devi) Kasmi.

Aurel Hoxhallari është personi i shpallur në kërkim nga policia, siç u njoftua ditën e sotme.

Por ai nuk është një emër i panjohur në botën e krimit, pasi në janar 2015, më bashkëpunim me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, dyshohet se porositën atentatin ndaj Pajtim Serjanit, i njohur si shoku i Emiljano Shullazit.

Atentati ndodhi në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, por pak ditë më vonë Hoxhallari, u la i lirë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për mungesë provash.

Kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se kishin porositur Artur Bazen, për të “hequr qafe” Serjanin. Por ky i fundit u vra nga shoku i Serjanit, efektivi i policisë Roland Meta.

Policia e Tiranës bëri me dije ditën e sotme, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e Devi Kasmit. Gjatë këtij operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, e enjte, u arrestuan në flagrancë Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, Greqi; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion u kurorëzua nga informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri Devi Kasmi.

I shpalluri në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal. 

Elton Halipaj akuzohet se ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Sakaq Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. /a.y/noa.al 

Atentati te rruga e "Kavajës", lirohen Hoxhallarët

Arrest me burg për dy kushërinjtë, porositën atentatin ndaj Serjanit

Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit

Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut

Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Pashë gjithçka, por ika

Atentati në Tiranë, viktima ndiqej prej një jave, lëvizte i armatosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd