Transmetuar më 12-01-2015, 15:40

Tiranë, 12 janar 2015, NOA.al- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë që dyshohen të jenë porositësit e atentatit ndaj Pajtim Serjanit.

Amarildo Hoxhallari dhe Aurel Hoxhallari, u njohën sot me masën e sigurisë, të akuzuar për planifikim të vrasjes së mbetur në tentativë dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e një vrasje.

Në gjykatë ata mohuan akuzën, duke thënë se nuk kanë lidhje me atentatin, ku mbeti i plagosur Pajtim Serjani.

Kushërinjtë Hoxhallari kanë kërkuar të lihen të lirë, duke mohuar të kenë gisht në atentatin që u përmbyll me një viktimë dhe dy të plagosur.

Aurel dhe Amarildo Hoxhallari u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, nën dyshimin në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë organizatoret e vrasjes së ngelur në tentativë ndaj Pajtim Serianit mbrëmjen e 5 janarit.

Më 5 Janar në rrugën e Kavajës, Artur Baze qëlloi me armë ndaj Pajtim Serjanit dhe efektit të policisë Roland Mete duke i plagosur ata.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policin atentatori gjeti vdekjen, i goditur nga plumbat e këtij të fundit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd