






Zbulohet se çfarë iu gjet shtetasit grek të arrestuar këtë të enjte, si i dyshuar për vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmi, 42 vjeç.
Mësohet se 41-vjeçarit grek Efthymiou Efthymious, i janë gjetur 16 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe, tre kartëmonedha të prerjes 1000 mijë lekëshe, 3 kartëmonedha të prerjes 500 lekëshe, si dhe 20 kartëmonedha të prerjes 100 euro.
Po ashtu, Efthymious i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotografie me kapak dhe një patentë në gjuhën greke.
Gjithashtu i është gjetur një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke si dhe një telefon.
Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 29 janarit, është shfaqur në rrugicën “Petro Cani”, pranë Pediatrisë, ku dyshohet se ka ekzekutuar Kasmin.
Pas krimit, Efthymious u largua në një rrugicë të ngushtim, duke dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku e priste një furgon i bardhë me targa AA 231 JH.
Por ka qenë një kamerë sigurie e ambienteve përreth, ajo që e ka fiksuar me fytyrë 41-vjeçarin grek, teksa hipte në furgon për t’u larguar.
Sakaq furgoni, dyshohet se drejtohej nga Elton Halipaj, i cili u arrestua këtë të enjte, së bashku me shtetasin grek.
Gjatë marrjes në pyetje, shoferi i furgonit ka pranuar se e ka marrë si pasagjer Efthymious, por ka thënë se nuk kishte dijeni për krimin e kryer prej tij.
Sakaq mjeti me të cilin largua i dyshuari si vrasës me pagesë, është zbuluar se është blerë nga grupi i drejtuar nga i shumëkërkuari Aurel Hoxhallari, më 17 janar, nga një person në Fushë Krujë.
Po ashtu, në vijim të marrjes në pyetje, Halipaj ka deklaruar se ka firmosur te noteri aktin për blerjen e furgonit me shumë prej 4200 euro, por pretendon se paratë janë paguar nga i arrestuari tjetër Malvin Dinellari.
Prokuroria ka dyshime të forta se Devi Kasmi u ekzekutua për shkak të përplasjeve me grupet rivale të trafikut të drogës.
Aurel Hoxhallari është personi i shpallur në kërkim, i cili dyshohet si personi që ka organizuar atentatin, duke paguar 25 mijë euro Efthymiou Efthymious për të kryer krimin. /a.y/noa.al
Si u planifikua vrasja e Kasmit, porositësi i makinës zbulon detaje
Ekzekutimi i Kasmit, rindërtohet skena e krimit/ Vrasësi grek u largua me furgon pas atentatit
Banesa e grupit të krimit e “blinduar” me kamera, greku i dyshuar si vrasës me pagesë: Erdha për pushime
Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit
Kush e organizoi vrasjen e Kasmit, dy vite më parë porositi atentatin e shokut të Shullazit
Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut
Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





