





Shkrepi armën drejt shënjestrës së tij, Devi (Dëfrim) Kasmi, 42 vjeç, ndërsa më tej u largua me furgon. Në vijim të hetimeve, Prokuroria rindërton ngjarjen, ku thuhet se Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 29 janarit, është shfaqur në rrugicën “Petro Cani”, pranë Pediatrisë.
Pak minuta përpara tij, në këtë rrugicë kishte hyrë me motor Mario Meshini, i cili pretendon se ishte shok me viktimën.
Por pas krimit, Efthymious u largua në një rrugicë të ngushtim, duke dalë në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku e priste një furgon i bardhë me targa AA 231 JH.
Por ka qenë një kamerë sigurie e ambienteve përreth, ajo që e ka fiksuar me fytyrë 41-vjeçarin grek, teksa hipte në furgon për t’u larguar.
Sakaq furgoni, dyshohet se drejtohej nga Elton Halipaj, i cili u arrestua këtë të enjte, së bashku me shtetasin grek.
Gjatë marrjes në pyetje, shoferi i furgonit ka pranuar se e ka marrë si pasagjer Efthymious, por ka thënë se nuk kishte dijeni për krimin e kryer prej tij.
Sakaq mjeti me të cilin largua i dyshuari si vrasës me pagesë, është zbuluar se është blerë nga grupi i drejtuar nga i shumëkërkuari Aurel Hoxhallari, më 17 janar, nga një person në Fushë Krujë.
Po ashtu, në vijim të marrjes në pyetje, Halipaj ka deklaruar se ka firmosur te noteri aktin për blerjen e furgonit me shumë prej 4200 euro, por pretendon se paratë janë paguar nga i arrestuari tjetër Malvin Dinellari.
Prokuroria ka dyshime të forta se Devi Kasmi u ekzekutua për shkak të përplasjeve me grupet rivale të trafikut të drogës.
Lidhur me arsyen e vizitës në Shqipëri, shtetasi grek ka thënë se kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime.
Aurel Hoxhallari është personi i shpallur në kërkim, i cili dyshohet si personi që ka organizuar atentatin, duke paguar 25 mijë euro Efthymiou Efthymious për të kryer krimin.
41-vjeçari dyshohet se e ka pritur Kasmin poshtë shtëpisë së tij ku dhe e ka ekzekutuar, për tu larguar më tej me motor.
Por ai rezulton se ka hyrë në mënyrë klandestine në vendin tonë, di duket për të mos lënë gjurmë, pasi nuk figuron i regjistruar në asnjë pikë kufitare.
Ai rezulton të ketë hyrë në Shqipëri, prej afro dy muajsh dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar në një banesë me qera në zonën e Unazës së Re.
Rolet e grupit/ Gjatë këtij operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes u arrestuan në flagrancë Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, Greqi; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
I shpalluri në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Elton Halipaj akuzohet se ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Kasmit si vrasës me pagesë, ndërsa rezulton se ka qenë pjesë e forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në 2012, kur dhe u përjashtua si i përfshirë në trafik droge.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Sakaq Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Ndërsa Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.
Gjatë këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të preçizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje si ato të policisë, të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit; 4 armë automatikë; dy snajperë; katër pushkë automatike; një armë antitank me dy predha; një bombë me telekomandim në distancë; një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol; 4 radio marrëse; një dron; 110 kg kanabis dhe dy maska. /a.y/noa.al
Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit
Dëshmia e ish-policit grek për vrasjen e Kasmit: Jam i shokuar nga arrestimi
Shuma që mori ish-agjenti special i policisë greke për “kokën” e Devi Kasmit
Shtëpia me tunele e kamera sigurie, pamje nga baza e grupit kriminal që vrau Devi Kasmin
I gjatë, me mjekër dhe plot muskuj, del fotoja e ekzekutorit grek të Devi Kasmit
Kush e organizoi vrasjen e Kasmit, dy vite më parë porositi atentatin e shokut të Shullazit
Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit
Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





