Transmetuar më 02-02-2018, 15:06

Policia e Shtetit zbardhi mesditën e sotme vrasjen e Devi Kasmit, të ekzekutuar të hënën në mbrëmje, në një atentat mafioz, pak pasi kishte dalë nga banesa e tij. Sipas bluve, ekzekutor është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymuous 41 vjeç, ish agjent special i policisë greke.

Kur kanë kaluar pak orë nga ky informacion, janë zbuluar edhe fotot e ekfetivit të forcave speciale greke i cili është arrestuar si ekzekutori me pagesë i Devi Kasmit.

"Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike" informoi drejtori i policisë së Tiranës.

Mario Meshini, i arrestuar si bashkëpunëtor në krim në dëshminë e tij në qelitë e paraburgimit të Policisë së Tiranës, ku mbahej prej ditësh e pati përshkruar personin që qëlloi me armë zjarri, duke u shprehur se ishte 1.80 i gjatë, me mjekër dhe kapele. 

Pikërisht dëshmia e tij dha ndihmën kryesore në zbardhjen e ngjarjes, pasi ai ka dhënë informacion mbi tiparet e ekzekutorit. Po ashtu dhe kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan dinamikën e vrasjes.

Me shtetasin grek janë arrestuar edhe Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur  në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit, Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur  e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes. /b.l/noa.al/

Atentati te rruga e "Kavajës", lirohen Hoxhallarët

Arrest me burg për dy kushërinjtë, porositën atentatin ndaj Serjanit

Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit

Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut

Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Pashë gjithçka, por ika

Atentati në Tiranë, viktima ndiqej prej një jave, lëvizte i armatosur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd