





Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i ekzekutorit të vrasjes së Devi Kasmit, shtetasit grek Efitmiu Eftimius.
Dyshohet se vrasësi që është kontraktuar nga Aurel Hoxhallari, organizator i grupit kriminal që u përfshi në atentatin ndaj Kasmit, është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë arrestimit shtetasit grek i është gjetur një shumë e tillë, që mendohet se ka qenë pazari për ‘kokën’ e 42-vjeçarit.
Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se shtetasi grek, një ish-pjesëtar i forcave speciale greke, kishte ardhur në Shqipëri dy muaj më parë, ndërsa thuhet se kishte si synim që të largohej pak kohë pas vrasjes që mos të lindte ndaj tij asnjë dyshim.
Thuhet se 41-vjeçari kishte kontakte të hershme me grupin kriminal. Sakaq, deri më tani nuk dihet se çfarë ka dëshmuar ekzekutori në polici.
Efthymiou Efthymious 41 vjeç lindur e banues në Arta të Greqisë është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, ai është përjashtuar nga kjo strukturë për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike.
Me shtetasin grek janë arrestuar edhe Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit, Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes, Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.
Shtëpia me tunele e kamera sigurie, pamje nga baza e grupit kriminal që vrau Devi Kasmin
Atentati te rruga e "Kavajës", lirohen Hoxhallarët
Arrest me burg për dy kushërinjtë, porositën atentatin ndaj Serjanit
Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit
Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut
Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Pashë gjithçka, por ika
Atentati në Tiranë, viktima ndiqej prej një jave, lëvizte i armatosur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





