Transmetuar më 05-02-2018, 11:25

Efthymoios Efthymiou, greku i arrestuar të enjten e kaluar, i dyshuar si vrasësi me pagesë që ekzekutoi Devi (Dëfrim) Kasmin në kryeqytet, ka zbuluar se si e ka njohur të dyshuarin si porositës për atentatin, të shpallurin në kërkim, Aurel Hoxhallari.

Ai ka thënë në polici se Aurelin e ka njohur gjatë kohës që ka qenë emigrant në Greqi, por nuk ka pranuar të ketë gisht në krim dhe aq më tepër të jetë paguar për të vrarë. 

Por për shkak të miqësisë me Hoxhallarin, ka deklaruar para uniformave blu se ka fjetur disa herë në shtëpinë e tij në Mëzez.

Sakaq ai ka marrë si avokat mbrojtës Saimir Vishën, teksa pretendon se në vendin tonë kishte ardhur për pushime.

Ish-efektivi i forcave speciale greke, në vitin 2009, dyshohet si i përfshirë në trafik kokaine dhe për këtë arsye u përjashtua nga radhët e policisë greke.

Po ashtu dyshohet se ai mund të jetë i përfshirë edhe në trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria.

Aurel Hoxhallari është personi i shpallur në kërkim, i cili dyshohet si personi që ka organizuar atentatin, duke paguar 25 mijë euro Efthymiou Efthymious për të kryer krimin. /a.y/noa.al

Atentati në Tiranë, zbulohet çfarë iu sekuestrua grekut

Si u planifikua vrasja e Kasmit, porositësi i makinës zbulon detaje

Ekzekutimi i Kasmit, rindërtohet skena e krimit/ Vrasësi grek u largua me furgon pas atentatit

Banesa e grupit të krimit e “blinduar” me kamera, greku i dyshuar si vrasës me pagesë: Erdha për pushime

Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit

Kush e organizoi vrasjen e Kasmit, dy vite më parë porositi atentatin e shokut të Shullazit

Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut

Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd