Transmetuar më 06-02-2018, 07:24

Pas konfirmimit nga policia greke, se Eythimios Eythimiou është akuzuar në të kaluarën e tij në Greqi, midis të tjerash për trafikimin e 6 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit, si dhe për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve nëpërmjet Aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe Doganës së Kapshticës në vitet 2008-2009, edhe avokati i tij Sakis Kehajoglou, i njohur gjithashtu si avokati i Alket Rizait, ka folur për të kaluarën e shtetasit grek, që tashmë akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.

“Eythimios Eythimiou ishte klienti im. Çështja kryesore për të cilën është akuzuar parvjet në Greqi ishte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine në qytetin e Artës. U burgos për disa muaj bashkë me shtetas të tjerë grekë, sepse gjithsej u akuzuan 30 vetë. Por, në një gjykatë të shkallës së dytë, vjet në Janinë, të gjithë dolën të pafajshëm, ndërsa Eythimios Eythimiou u dënua si përdorues droge për trafik lëndësh narkotike me 4 vite burg me kusht dhe u la i lirë”, tha Sakis Kehajoglou, ish-avokat i Eythimios Eythimiou.

Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.

“Eythimios Eythimiou ishte pjesëtar i forcave policore greke, por është përjashtuar për shkelje të rënda ligjore nga trupa e policisë. Është akuzuar për shumë shkelje ligji në të kaluarën, për disa është dënuar dhe për disa ka dalë i pafajshëm. Është me origjinë nga Arta, nëna e tij ka vdekur, kurse babai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë”, tha më tej Sakis Kehajoglou për ‘TCh’.

Në bisedën që Kehajoglou ka bërë me avokatin shqiptar të Eythimios Eythimiou, ky i fundit i ka thënë se klienti i tij këmbëngul që është i pafajshëm.

Juristi grek nuk e ka përjashtuar një vizitë në Tiranë, duke pasur besim te juristët shqiptarë për një bashkëpunim në çështjen më në zë të ditëve të fundit në Shqipëri, për të cilën edhe zyrtarë të lartë të Rendit në Greqi kanë pohuar se është rasti i parë, që një ish-polic grek akuzohet si ekzekutor me pagesë, madje në territorin shqiptar.

Vrasësi grek me pagesë tregon si e njohu porositësin, zbulohet e kaluara e tij

Lihen në burg katër të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit, mes tyre edhe një shtetas grek 

Atentati në Tiranë, zbulohet çfarë iu sekuestrua grekut

Si u planifikua vrasja e Kasmit, porositësi i makinës zbulon detaje

Ekzekutimi i Kasmit, rindërtohet skena e krimit/ Vrasësi grek u largua me furgon pas atentatit

Banesa e grupit të krimit e “blinduar” me kamera, greku i dyshuar si vrasës me pagesë: Erdha për pushime

Organizoi vrasjen e Kasmit, kush është kreu i grupit, i dyshuar dhe për atentatin ndaj mikut të Shullazit

Kush e organizoi vrasjen e Kasmit, dy vite më parë porositi atentatin e shokut të Shullazit

Kasmi u ekzekutua nga vrasës me pagesë, kush është organizatori dhe “këmbëza”. Roli i grekut

Vrasësi grek me pagesë ekzekutoi Kasmin, dalin pamjet e operacionit për kapjen e grupit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd