Transmetuar më 01-02-2018, 13:24

Deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili u përjashtua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, nga seanca e sotme parlamentare sqaroi arsyen e tensionimit të situatës.

Ai bëri me dije se kërkoi fjalën për procedurë, në mënyrë që të futej në rend dite çështja e ekstradimit të Nezar Seitaj, i njohur si “financieri” i bandës së Habilajve.

Spaho deklaroi para Kuvendit, se Gramoz Ruçi e përdor Kuvendin si pronën e tij personale.

“Ky qëndrim është në vazhdën e të gjitha përpjekjeve për të mbyllur dosjen e Habilajve dhe Tahirit, me kapjen e kryeprokurorit të përkohshëm, shkarkimet e prokurorëve, për të krijuar kushtet e përshtatshme për të ekstraduar Nezar Seiti. Ndonëse kishte proces të hapur në Shqipëri, e ekstraduan në Itali, nga frika që të mos dëshmonte se fillonte nga Saimir Tahiri te Edi Rama”, u shpreh Spaho.

Kreu i grupit parlamentar demokrat shtoi se opozitës nuk do mund ti mbyllet goja në asnjë mënyrë, duke thënë se di të jenë gjithmonë përballë me alternativën e tyre.

Ai bëri me dije se interpelancën opozita e ka kërkuar me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke nënvizuar se ekstradimi është bërë në dijeni të të gjithëve.

“Është një skemë e mirëorganizuar për të hequr dëshmitarin kryesor të dosjes Habilaj-Tahiri”, deklaroi në mbyllje Edmond Spaho.

Seanca e sotme e Kuvendit u tensionua, pas përjashtimit të deputetit demokrat Edmond Spaho, në momentin që kërkoi të fliste për Nezar Seitin, i njohur si “financieri” i bandës së Habilajve.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, duke bërë që Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë demokratë të bllokojnë foltoren dhe ecurinë normale të seancës. /a.y/noa.al

Kuvendi voton mes thirrjeve “hajdutë, kriminelë”. Rrëzohen kandidatët për KLGJ dhe KLP

Ruçi vijon seancën, deputetët flasin nga vendi. Opozita i mbyt brohorima: Hajdutë, kriminelë

Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Rama i ironizon me këtë video

Ruçi vijon seancën, deputetët flasin nga vendi. Opozita i mbyt brohorima: Hajdutë, kriminelë

Pas përjashtimit të Spahos, Ruçi kërkon ndihmën e sigurimit: Ndërhyni për ta larguar Kryeparlamentari Ruçi, përjashton nga seanca deputetin demokrat Edmond Spaho

Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak. Ndërpritet seanca

Kontroll në hyrje të Kuvendit, Paloka i ankohet Ruçit: Mos harroni, këpucët i kemi të gjithë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd