Transmetuar më 01-02-2018, 10:25

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me anë të një ankese nga deputeti demokrat Edi Paloka.

Ai iu ankua kryeparlamntarit Gramoz Ruçi, duke i thënë se në hyrje të Kuvendit u kontrolluan në detaje, sikur të ishin terroristë.

“Ne jemi deputetë, nuk jemi terroristë, nëse ka terroristë dhe kriminelë mund të jenë ata lartë. Ndaj ai aty (Edi Rama) ta ketë të qartë sa do kontroll të bëjë ai, këpucët i kemi të gjithë”, u shpreh Paloka.

Ai shtoi gjithashtu se deputetët nuk mund të trajtohen si hajdutë dhe si leckë.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se do të bënte verifikimet e rastit, pasi nuk kishte dijeni. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd