





Pas përjashtimit të deputetit demokrat Edmond Spaho, nga seanca e sotme parlamentare, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi që seanca të vijojë, ku ftoi që deputetët të flisnin nga vendi.
I pari që mori fjalën ishte socialisti Fadil Nasufi, por deputetët demokratë iu afruan duke i kërkuar që të flasë në kushte normale dhe jo anormale.
Paralelisht me zhvillimin e seancës, deputetët demokratë brohorasin për të penguar zhvillimin e normal të saj.
Mes thirrjeve të tyre janë "hajdut", "kriminelë".
Por pas Nasufit, deputetët demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, refuzuan që të flisnin nga vendi, duke bërë që fjala të kalojë për deputeten e PS, Adelina Rista.
Ajo akuzoi opozitën se po uzurpon foltoren. /a.y/noa.al
Pas përjashtimit të Spahos, Ruçi kërkon ndihmën e sigurimit: Ndërhyni për ta larguar Kryeparlamentari Ruçi, përjashton nga seanca deputetin demokrat Edmond Spaho
Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak. Ndërpritet seanca
Kontroll në hyrje të Kuvendit, Paloka i ankohet Ruçit: Mos harroni, këpucët i kemi të gjithë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





