


Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar keqazi opozitën e cila bllokoi ditën e sotme foltoren e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca e radhës parlamentare.
“Vizion, program, skuadër, lidership për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook, ku ka publikuar edhe videon.
Në pamjet që gjeni më poshtë, Lulzim Basha dhe deputetët demokratë dëgjohen duke thirrur në kor “hajdutë, kriminelë”, ndërsa përplasin duart.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, përjashtoi nga seanca e sotme parlamentare, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Gjithçka pas ndërprerjes për pesë minuta të seancës parlamentare, ku në rinisje të saj deputeti Spaho dhe kolegët demokratë kanë vijuar të bllokojnë foltoren.
Kjo bëri që kreu i Kuvendit të lexojë disa herë rregulloren, duke thënë se në rast se pas paralajmërimit deputeti vijon të bllokojë për më shumë se 2 minuta foltoren, ai përjashtohet.
Kështu ai i komunikoi zyrtarisht përjashtimin nga seanca e sotme parlamentare dhe heqjen e një dite page.
Ishin deputetët demokratë ata që bllokuan foltoren, duke sjellë reagimin e kryetarit të Kuvendit.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, e lëshoi gojën ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.
“Mos bëj si halabak, bëj liderin thashë. Mos prek punonjësit e shërbimit, zoti Basha të paralajmëroj. Ndërpritet seanca”, u shpreh Ruçi.
Gjithçka pasi në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, po fliste për ekstradimin e “financierit” të grupit të Habilajve, Nazer Seiti.
Ruçi i kërkoi që të rikthehet në rendin e ditës, ndryshe do i ndërpriste fjalën.
Kjo ka bërë që Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë të opozitës të bllokojnë foltoren. /a.y/noa.al
Ruçi vijon seancën, deputetët flasin nga vendi. Opozita i mbyt brohorima: Hajdutë, kriminelë
Pas përjashtimit të Spahos, Ruçi kërkon ndihmën e sigurimit: Ndërhyni për ta larguar Kryeparlamentari Ruçi, përjashton nga seanca deputetin demokrat Edmond Spaho
Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak. Ndërpritet seanca
Kontroll në hyrje të Kuvendit, Paloka i ankohet Ruçit: Mos harroni, këpucët i kemi të gjithë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





