
Mes thirrjeve të opozitës “hajdutë, kriminelë”, ku deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit dhe përplasin duart në tavolinë, Parlamenti miratoi projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.
Por në seancë nuk u siguruan votat e mjaftueshme për të votuar kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke marrë vetëm 73.
Kjo është hera e dytë që Kuvendi ka rrëzuar kandidaturat për anëtarë të KLP dhe KLGJ, pasi opozita nuk mori pjesë në votim. Ky projektligj kërkonte shumicë të cilësuar me 93 vota.
Tashmë procedura kthehet sërish në nënkomisionin ad-hoc, për të zgjedhur emra të tjerë.
Gjatë seancës u votua projektligji që i hap rrugën, ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke marrë 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim
Gjithashtu nuk u miratua propozimi i Partisë Demokratike për projektligjin për arsimin.
Seanca e sotme e Kuvendit u tensionua, pas përjashtimit të deputetit demokrat Edmond Spaho, në momentin që kërkoi të fliste për Nezar Seitin, i njohur si “financieri” i bandës së Habilajve.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, duke bërë që Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë demokratë të bllokojnë foltoren dhe ecurinë normale të seancës.
Ruçi vijon seancën, deputetët flasin nga vendi. Opozita i mbyt brohorima: Hajdutë, kriminelë
Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Rama i ironizon me këtë video
Ruçi vijon seancën, deputetët flasin nga vendi. Opozita i mbyt brohorima: Hajdutë, kriminelë
Pas përjashtimit të Spahos, Ruçi kërkon ndihmën e sigurimit: Ndërhyni për ta larguar Kryeparlamentari Ruçi, përjashton nga seanca deputetin demokrat Edmond Spaho
Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak. Ndërpritet seanca
Kontroll në hyrje të Kuvendit, Paloka i ankohet Ruçit: Mos harroni, këpucët i kemi të gjithë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





