Transmetuar më 29-01-2018, 16:11

Pas një mbledhje disa orëshe nënkomisioni ad-hoc i Kuvendit, hodhi pasditen e sotme shortin për të përzgjedhur listën prej dhjetë anëtarësh për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky short u përsërit, pas rrëzimit nga Kuvendi të emrave të parë të përzgjedhur, çka bëri që procesi të zhvillohej nga e para.

Kandidatët nga trupa e avokatisë për KLGJ: Fatos Lazimi, Fatmira Luli

Kandidatët nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLGJ: Mirela Bogdani, Maksim Qoku

Kandidatja e shoqërisë civile për anëtare e KLGJ: Naureda Llagami

Kandidatë nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLP: Gëzim Allaraj, Floreta Gjini

Kandidatë nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLP: Genti Ibrahimi, Eneida Sema

Kandidati nga shoqëria civile për anëtarë të KLP: Andi Murataj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd