Magazinë
Transmetuar më 29-12-2017, 18:30

Duket se grabitja e ndodhur pasditen e kësaj të premte në qytetin e Laçit, ku persona të maskuar grabitën nën kërcënimin e armëve një bankë e nivelit të dytë ka qenë e mirëmenduar.

Nga informacionet paraprake, policia bën me dije se banka është grabitur nga persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë thyer xhamin dhe më pas kanë marrë një sasi parash.

Por duket se grabitësit kanë pritur pikërisht pasditen e sotme, në një kohë kur Policia e Kurbinit Kurbinit ka qenë në festën e fundvitit, siç raporton Reportv Tv.

Banka mësohet se është në qendër të qytetit të Laçit, dhe se në atë moment punonjësit po përpunonin paratë e bankës.

Sipas uniformave blu, autorët e maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë thyer xhamin e njësisë së bankës dhe kanë marrë shumën e parave, ende e papërcaktuar. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd