Kuvendi votoi me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim kryeprokuroren e re të përkohshme, e cila do të zëvendësojë Adriatik Llallën.
Arta Marku u betua mesditën e sotme në sallën e Kuvendit, mes tymueseve të hedhura nga opozita, e cila kundërshtoi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e cilësuar gjithë procedurën e ndjekur si antikushtetuese.
Mes tymit dhe kaosit në Parlament ku kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi si "puç kushtetues", ajo ka marrë detyrën ndërsa opozita ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në foltore dhe mbështetësit e saj protestonin jashtë Kuvendit.
Votimi për emrin e Markut u bë në mënyrë elektronike dhe të fshehtë, ndërsa nuk kanë munguar edhe konfrontimet fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Gardës.
Arta Marku, mori pëlqimin e mazhorancës edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku mori më shumë se 28 firma, si kandidatja favorite për të qenë kreu i ri i organit të akuzës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd