Dalin detaje të reja lidhur me dosjen e hetuesve italianë lidhur me grupin kriminal të “Habilajve”, ku krahas të arrestuarve katër persona janë shpallur në kërkim.
Në dosje zbulohen emrat e të kërkuarve, të cilët janë Armando Sulaj, Nezir Seiti, Florian Habilaj dhe Sabaudin Çelaj.
Kreu i grupi të trafikut të drogës drejt Italisë rezulton se është Mosi Habilaj, i cili etiketohet si kushëri i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u arrestua gjatë së hënës në shtetin fqinj.
Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Tahiri tha se të akuzuarit i ka kushërinj të dhjetë, duke i cilësuar kriminelë.
Po ashtu deklaroi se faji i tij i vetëm është se katër vite më parë u ka shitur një makinë dhe nuk është interesuar më tej se çfarë ka ndodhur me të.
Deri më tani si pjesë e bandës së “Habilajve” janë arrestuar katër shqiptarë dhe tre italianë dhe konkretisht Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Dosja hetimore italiane e bandës së Habiljave që organizonin trafik droge është plot 416 faqe dhe në të përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Hetuesit italianë thonë se Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim të parave.
Pjesë nga biseda “Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”. /a.y/noa.al
Ja dosja e plotë hetimore për bandën e drogës ku akuzohet dhe Saimir Tahiri
TAHIRI: KUSHËRI S’KAM VETËM HABILAJN, POR EDHE NJË KRIMINEL TJETËR
SAIMIR TAHIRI: KUNDËRSHTARË NUK KISHA VETËM NË PD POR EDHE NË PS
Akuzat për trafik droge, Saimir Tahiri në konferencë: Ja e vërteta!
PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN
“Tahiri i lidhur me trafikantët e drogës”, Basha thirrje të fortë për kryeprokurorin Llalla
Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur
Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit
Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00
Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg
Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd