Transmetuar më 17-10-2017, 13:54

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është një nga emrat më të përfolur prej dy ditësh pas goditjes së një bande të trafikut të drogës Shqipëri-Itali në krye të të cilës ishte Moisi Habilaj.

Kjo, pas akuzave të opozitës ë artikuluara shumë nga opozita edhe gjatë kohës që Tahiri ishte ministër si i lidhur me këtë grup kriminal por edhe pas publikimit të disa përgjimeve nga mediat italiane, ku dilte edhe emri i tij.

Por sot ish-ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Deklarata e Tahirit është paralajmëruar në orën 16:00.

Ndonëse nuk ka detaje se për çfarë do të flasë Tahiri, dyshohet se do jetë pikërisht kjo çështje fokusi i deklaratës së tij.

Mësohet se më herët Tahiri ka kërkuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm gjatë ditës së sotme por me sa duket ky takim nuk do të realizohet.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thonë se për shkak të angazhimeve, Prokurori Llalla nuk do ta tajkojë sot Tahirin. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd