Transmetuar më 17-10-2017, 13:51

Deputeti demokrat Flamur Noka bën publike dy akuza që sipas tij mjaftojnë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të futet në burg.

“30 mijë euro ti çohen Tahirit- thotë në përgjime kushëriri trafikant i arrestuar. Isha me Tahirin, Çakon, Konin e Kulen kur doli ne konferencë Berisha thotë ministrja Nikolla ndërkohë që AA 003 GB deklaroi se nga Berisha e mësoi për rektorin e kërcënuar… Prokuroria nuk duhet të flejë gjumë”, shkruan Noka në një postim të bërë në Facebook.

Ai shton se janë akuza shumë të forta ndaj makinës me targa AA 003 GB, ku si të parë rendit për trafik lëndësh narkotike.

“E dyta ka të bëj me rastin Shullazi: Deklaratë e gënjeshtërt nën betim. Sikur një qytetar të bënte këto dy vepra a do ishte pas hekurave sot??? Po AA 003 GB pse jo???”, pyet Noka.

Mediat italiane shkruajtën sot se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e djeshme në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-,inistrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd