Transmetuar më 17-10-2017, 16:15

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pritur të martën në zyrën e tij ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, pas kërkesës së nga ky i fundit. Takimi ishte kërkuar nga vetë zoti Tahiri.

Zyra e shtypit e zotit Llalla konfirmoi zyrtarisht se kryeprokurori nuk e priti Tahirin në takim sipas kërkesës që kishte bërë ish ministri i Brendshëm.

Prokuroria e Përgjithshme u tregua korteziale kur tha se “për shkak të angazhimeve” takimi Llalla- Tahiri nuk mund të zhvillohej.

Orët e fundit, në mediat italiane u publikuan përgjimet e disa personave personave të zhytur në trafik ndërkombëtar droge me vlerë miliarda lekë. Në përgjime rezulton dhe Saimir Tahiri, për të cilin një nga të përgjuarit e policisë pohon se i dërgonte pjesën e vet të parave Tahirit, në rastin e përgjuar, 30 mijë euro.

Nga arrestimet e fundit në Itali të një bande droge, në krye të saj qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i PD, Basha dhe ish kryeministri Berisha, kanë intensifikuar sulmet ndaj zotit Tahiri, madje kanë kërkuar arrestimin e tij.

Kurse ish ministri i ka hedhur poshtë ato. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd