Transmetuar më 17-10-2017, 15:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijon reagimet pas përmendjes së emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nga dy persona të arrestuar ditën e djeshme në Itali për trafik droge.

Ai thotë se faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafian e drogës dhe armëve, janë para syve të çdo shqiptari.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet​ me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale”, deklaron Basha, duke iu drejtuar Adriatik Llallës.

Mediat italiane, nxorën sot një përgjim të Moisi Habilajt, ku thoshte se “30 mijë euro duhet t’ia dërgonte Saimirit”.

Ato shkruan se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e djeshme në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane. /a.y/noa.al

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd