Transmetuar më 17-10-2017, 16:18

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në konferencë lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij si i përfshirë në trafik droge.

Duke folur pasditen e sotme nga kryesia e Kuvendit, Tahiri tha se me dashje apo keqdashje, akuzat presin përgjigje prej tij.

Ai falënderoi gjithë ata që i kanë shkruar apo kontaktuar dhe ata që kanë punuar dhe punojnë ende me të si dhe ata që besojnë ende tek ai.

Tahiri tha se sot nuk do e kundërshtojë dhe akuzojë opozitën duke thënë se “shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve, për një veprimtari kriminale që e kam luftuar dhe luftojë çdo ditë të punës sime”.

Ai mohoi akuzat e hedhura ndaj tij, duke u shprehur se sado e madhe të jetë gënjeshtra “E vërteta është aty, e vërteta vlen më shumë”.

Ai tha se ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm më gjatë se kushdo para tij, duke luftuar me kundërshtarin që kishte përballë apo në krahë.

“E vërteta apo bindja ime më forconte bindjen të isha në krahë të policisë”, tha Tahiri.

Ai pranoi se mund të ketë gabuar, por shtoi se mbi çdo gabim mund të ringrihesh.

Në vijim tha se ka humbur shumë miq dhe mbështetje, pikërisht për shkak se nuk ka pranuar të bëjë kompromis me krimin.

Mediat italiane, nxorën sot një përgjim të Moisi Habilajt, ku thoshte se “30 mijë euro duhet t’ia dërgonte Saimirit”.

Ato shkruan se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e djeshme në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane. /a.y/noa.al

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd