Transmetuar më 30-01-2017, 11:11

Tiranë, 30 janar 2017, NOA.al- Prokuroria për Krimet e Rënda, ka dalë përfundimin se në rastin e ish- kreut të gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi, nuk provohet vepra e korrupsionit.

Organi i akuzës ka shpallur moskompetencë për të gjykuar rastin e gjyqtarit Boçi, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Fierit.

Guximtar Boçi do të hetohet për veprën penale “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

U desh një regjistrim audio i denoncuar në emisionin “Stop” në 28 tetor 2016, nga një qytetare në Gjirokastër, nënë e 2 fëmijëve e divorcuar, e cila i kishte kërkuar ndihmë për një gjyq për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën, por në fakt Boçi i kishte kërkuar lidhje intime.

Në denoncimin e bërë nga gruaja, thuhej se ish- kreu i gjykatës e kishte puthur në zyrë dhe kërkesën për të pasur marrëdhënie me të ia kishte bërë disa herë dhe në ambientet e jashtme. Sipas gruas, ish- kreu i gjykatës i kërkonte seks në këmbim të fitimit të çështjes gjyqësore me palën tjetër. Kur gruaja i është përgjigjur negativisht, atëherë ajo u shpreh se e humbi gjyqin./a.y/noa.al

Audio- skandali, gruaja e Guximtar Boçit bën gati padinë për divorc

Avokati i gjyqtarit Boçi: Gjithçka montazh

Regjistrimi i Guximtar Boçit, zbardhet dëshmia e gjyqtares Çibuku

Regjistroi gjyqtarin, gruaja: Janë 50 minuta bisedë, dolën vetëm 4

Regjistroi gjyqtarin, gruaja: Janë 50 minuta bisedë, dolën vetëm 4

Rrëfehet gjyqtari Boçi: Jo rastësi audio në ditën e dasmës së vajzës

Skandali i dyshuar seksual i gjyqtarit, zbardhet dëshmia e gruas

Skandali i dyshuar seksual, KLD shkarkon kreun e Gjykatës Gjirokastër

Skandali i dyshuar seksual, flet gjyqtari Boçi: Do e ndjek çështjen ligjërisht

Kryetari i Gjykatës Gjirokastër akuzohet se i kërkon seks një gruaje në këmbim të vendimit

Afera e dyshuar seksuale e gjyqtarit u publikua ditën e dasmës së të bijës

Jo vetëm seks e korrupsion! Gjyqtari akuzohet se kërcënoi me jetë qytetaren  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd