Transmetuar më 28-10-2016, 20:35

Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Oficerët e policisë gjyqësore udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar. Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë te ish-vjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte jashtë.

Burime nga grupi i hetimit thanë se 38-vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore seksuale duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj. Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja, Boçi e ka orientuar të paguajë lekë për të fituar çështjen.

Ajo thotë se vendosi të regjistrojë takimet me kreun e gjykatës pas humbjes së çështjes në Shkallën e Parë me vendim të gjykatëses, Blerta Çibuku. Nëna e dy fëmijëve ka thënë para prokurorëve se Boçi kishte marrë përsipër ta ndihmonte edhe kur çështja ndodhej në Apel. Por edhe Shkalla e Dytë i dha të drejtë ish-vjehrrës së saj dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë. Në Qershor të këtij viti edhe kjo gjykatë vendosi të mos e pranojë ankimin.

“Pasi mbeta pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët kërkova ndihmë pranë emisionit Investigativ “STOP,” ku dorëzova përgjimet bashkë me kërcënimet e kreut të Gjykatës”- thotë 38-vjeçarja në dëshminë e saj.

Skandali i dyshuar seksual, KLD shkarkon kreun e Gjykatës Gjirokastër

Skandali i dyshuar seksual, vjehrra e gruas që regjistroi gjyqtarin tregon konfliktin

Skandali i dyshuar seksual, Manjani: E turpshme, pezullim gjyqtarit

Skandali i dyshuar seksual, kjo është gruaja që "fundosi" kryetarin e Gjykatës Gjirokastër

Skandali i dyshuar seksual, flet gjyqtari Boçi: Do e ndjek çështjen ligjërisht

Kryetari i Gjykatës Gjirokastër akuzohet se i kërkon seks një gruaje në këmbim të vendimit

Afera e dyshuar seksuale e gjyqtarit u publikua ditën e dasmës së të bijës

Skandali i dyshuar seksual, Manjani: Shkarkim dhe hetim penal. Tahiri: Reforma çliron sistemin nga korrupsioni

Jo vetëm seks e korrupsion! Gjyqtari akuzohet se kërcënoi me jetë qytetaren  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd