


Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal të dyshuar në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci akuzohet se i kërkon seks një qytetareje në këmbim të një vendimi pozitiv për një çështje gjyqësore.
Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe kërkoi takim me kreun e kësaj gjykate, Guximtar Boçi. Por në zyrën e tij, sipas denoncimit, kryetari tentoi ta puthë dhe i bëri ofertë seksuale.
Ja regjistrimi audio i publikuar:
Qytetarja– Ti e ke fajin.
Gjyqtari- Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.
Qytetarja- Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua, si të vija për kafe unë?
Gjyqtari- Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja- Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.
Gjyqtari– 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja– Si ma thua ti?
Gjyqtari- Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse ç’lidhje ka?
Gjyqtari- Ja të ikin këta.
Gjyqtari– Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?
Qytetarja- Po mirë, ja të ikin.
Qytetarja- Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari- Po ç’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja– Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari- Si mund të të përgjigjem kështu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja- Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja– Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje. Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari- Po.
Qytetarja- Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari- Unë ta ofrova?
Qytetarja- Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kështu ma the.
Gjyqtari- Po.
Gjyqtari- Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja- Mua ndonjë copë?
Gjyqtari– Ee. Ç’pate ti?
Qytetarja-Më shqetësove.
Qytetarja– Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari- Që të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja– Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari- Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja– Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari- Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja- Si iku ore?
Gjyqtari- Më kërkon llogari mua, se ç’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.
(kalon një person)
Gjyqtari- Ç’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?
Qytetarja- Cili timi mo?
Gjyqtari- Ish-burri. Mos të ndjek më?
Qytetarja- Ç’punë kam unë, s’e njof fare kush është.
Qytetarja- Afrohu këtu mo afrohu këtu .
Gjyqtari- Ç’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.
Qytetarja– S’ka problem.
Gjyqtari– Do të puth prapë.
Qytetarja– Ç’do bësh mo?
Gjyqtari– Do të puth.
Qytetarja- Do më puthësh?
Gjyqtari- Po, ndaj largohu.
Kështu, sikurse evidenton emisioni TV, qytetarja refuzoi të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi dhe humbi çështjen. Ajo thotë se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.
Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boçi, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.
Blerta- Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj ç’a të duash.
Qytetarja- I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta– Ç’a?
Qytetarja– Të veja me të.
Blerta– Ëhë.
Qytetarja-O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)
Blerta- Dhe kur i thashë unë…
Qytetarja- Më vdekshin dy fëmijët, troç.
Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri, i thashë: unë do mundohem do ta bëj… Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim ç’a do bëjmë, bëj ç’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.
Qytetarja- I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp i thashë, se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhanë tim, i thashë.
Qytetarja- Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.
Jo vetëm seks e korrupsion! Gjyqtari akuzohet se kërcënon me jetë qytetaren
“Skandali i dyshuar seksual”, Manjani: Shkarkim dhe hetim penal. Tahiri: Reforma çliron sistemin nga korrupsioni
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





