
Tiranë, 28 tetor 2016, NOA.al- Në një mbledhje urgjente të thirrur pas publikimit të regjistrimit ku kreu i Gjykatës Gjirokastër sugjerohet se kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje në këmbim të një vendimi në favor të saj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar gjyqtarin Guximtar Boçi.
Në mbledhjen e sotme u votua në mënyrë unanime për shkarkimin e kryegjyqtarit të Gjirokastrës.
Ky vendim erdhi për cenim të imazhit të gjyqtarit, pasi në transmetimin audio të dhënë në emisionin e Tv Klan, “Stop”, Boçi sugjerohet se i kërkonte gruas e cila ishte në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj për ndarjen e pronave, që të bëhej e dashura e tij, madje sipas regjistrimit, tentoi edhe ta puthte.
Edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kërkoi më herët shkarkimin e Guximtar Boçit.
Ndaj gjyqtarit të shkarkuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. /a.y/noa.al
Skandali i dyshuar seksual, vjehrra e gruas që regjistroi gjyqtarin tregon konfliktin
Skandali i dyshuar seksual, Manjani: E turpshme, pezullim gjyqtarit
Skandali seksual, kjo është gruaja që fundosi kryetarin e Gjykatës Gjirokastër |FOTO
Skandali seksual, flet gjyqtari Boçi: Do e ndjek çështjen ligjërisht
Kryetari i Gjykatës Gjirokastër, i kërkon seks një gruaje në këmbim të vendimit
“Skandali seksual”, Manjani: Shkarkim dhe hetim penal. Tahiri: Reforma çliron sistemin nga korrupsioni
Jo vetëm seks e korrupsion! Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





