Transmetuar më 04-11-2016, 12:11

Tiranë, 4 nëntor 2016, NOA.al- Ish- kryetari i Gjykatës Gjirokastër, Guximtar Boçi, u mor sot në pyetje lidhur me përgjimin e publikuar në media, ku akuzohej se i kërkonte favore seksuale një gruaje, në këmbim të një vendimi gjykate.

Ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për afro një orë e gjysmë, në prani të avokatit Saimir Vishaj.

Duke folur për mediat, avokati deklaroi se kallëzuesja ka mashtruar dhe se klienti i tij është i pafajshëm.

“R.I., ka pasur problem me burrin, vjehrrën e kunatën. E ka sajuar vetë këtë histori, nuk është e vërtetë”, u shpreh Visha.

Para Boçit, ditën e djeshme, ishte gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku ajo që u mor në pyetje, në cilësinë e deklarueses nëse kishte pasur ndërhyrje nga kryetari i Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi për ta favorizuar shtetasen 38-vjeçare Rudina I., e cila regjistroi kreun e Gjykatës duke i kërkuar favore seksuale./a.y/noa.al

Kryetari i Gjykatës Gjirokastër, i kërkon seks një gruaje në këmbim të vendimit

“Skandali seksual”, Manjani: Shkarkim dhe hetim penal. Tahiri: Reforma çliron sistemin nga korrupsioni

Jo vetëm seks e korrupsion! Gjyqtari kërcënon me jetë qytetaren  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd