Transmetuar më 27-10-2016, 21:56

Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm seks, por edhe shumë korrupsion dhe kërcënime. Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, e publikuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, sipas regjistrimit, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel? Gjyqtari – Siç bëre në Shkallë të Parë. Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë? Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij? Qytetarja – Me Lonën? Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë? Qytetarja – Po ka muhabet me atë. Gjyqtari – Ik, zëre atje, jepi lekët Lonës, të blejë truallin. Qytetarja – T’i jap lekët ? Ku t’i gjej lekët? Gjyqtari – Pa lekë s’ta jep ai. Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap? Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani. Ti bën ca pyetje ore, për Zotin. Qytetarja – Po ç’ja fut kot. Po mirë ore, ti e ke një ide, se unë … Gjyqtari – Po ku kam idera. Qytetarja – Se unë kam hall, që të pyes kot. Gjyqtari – Po ç’idera ? Do vejë avokati, do bisedojë me të dhe të thotë, di unë c’idera kam unë . Sikur janë pantallona. I blejmë 70 mijë lekë, ju vënë tvsh shtatë herë 20 , 84 edhe 6 do t’i fitojnë 90 mijë lekë. Di unë, se ç’muhabete kanë ata? Gjyqtari – Po nuk mbaj mend tani me hollësi, se unë e kisha mendjen për tjetër punë. Qytetarja – Për ç’punë e kishe mo Guxim? Gjyqtari – E kisha për ashtu… Qytetarja – Të më pëlqeje mua. Gjyqtari – E. Qytetarja – Tani s’më pëlqen më edhe ndaj s’mi thua? Gjyqtari – Po normal. Kështu është bota, interes. Qytetarja – Çfarë thua? Gjyqtari – Po re, se kapitalizëm tani. Mbaje mend tani. Mbaje mend tani, s’ka… Qytetarja – Këtë shprehje mbaje mend, që bota është interes.

Ndërsa gjyqtarja Blerta i thotë, se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak, se e kishin njoftuar nga KLD-ja, se do t’i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta– Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra. Qytetarja – Me ankesa. Blerta– Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje. Dhe ma thotë, ja po të gënjej për shpirt të atij, dhe më thotë: të lutem tha, që ta mbyll unë, se do vij unë, që ta bëj kontrollin e dosjes. Jepe në favor të saj, ta mbyllim.

Blerta– Telendare. E bëjnë, se është telendare, nuk e bëjnë, se I shikojnë letrën. Kupton? Mua katër herë më ka kërkuar ministria, tre herë ma ka kërkuar KLD-ja këtë. Qytetarja – Dosjen. Blerta –Shtatë herë të mira, po e po. Shtatë herë të mira. Të premten dhashë vendim , ditë e premte ishte? Unë të hënën isha në seminar. Qytetarja – Të premte, data 27. Blerta–Të hënën kishin ardhur, kishin marrë dosjen. Mirë, që kisha bërë edhe vendim , kisha bërë edhe kopjen e vendimit. Më tha ajo shoqja mua, si do ikësh ti tha. Ne do vijmë për kontroll për filan dosje. E unë e shpall nesër, i thashë unë. Të lutem, më tha mua, të lutem, se nuk durohet. E kupton? I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar…

Qytetarja– Mbaje cik makinën, mbaje! Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit) Qytetarja– S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun. Gjyqtari – Ca? Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde! Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ? Gjyqtari – Si? Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi. Gjyqtari – Ti atë bën edhe… Qytetarja – Ja të shohësh. Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat. Qytetarja – Po. Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim. Qytetarja– Po ashtu do ndahemi. Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes. Qytetarja– Ik.  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd