Magazinë
Transmetuar më 13-09-2024, 15:00

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbetet nën arrest shtëpiak sepse sot Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për ta lënë të lirë që të ushtrojë aktivitetin politik në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të majit.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, pedagogut Jamarbër Malltezi për të rifilluar jetën e tyre jashtë izolimit shtëpiak.

Gjyqtare e çështjes ishte përsëri Ilirjana Olldashi. Ajo është kritikiar disa herë nga Berisha.

Ekspertët thonë se refuzimi i kërkesës për heqjen e arrestit shtëpiak është i diskutueshëm tani që dosja ka përfunduar dhe ka kaluar për shqyrtim gjyqësor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit