Magazinë
Transmetuar më 13-09-2024, 14:07

Nën masa të shumta sigurie kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit për tu njohur me masën e sigurisë, autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kurtaj në Kurjan në Roskovec pasditen e 10 shtatorit.

Altin Kuka dhe dhe 3 bashkepunetoret e ti Ervis Kuka, Emaurisio Kuka dhe Tomor Zyka do të njihen me masën e sigurisë.

Dosja ndodhet në dorën e gjyqtares së gatshme Gladiola Bregu dhe përfaqësohet prej akuzës nga prokurorja Elona Gixhari, e cila ka kërkuar tre masa me “arrest në burg” për të ndaluarit.

Altin Kuka, 49 vjeç, akuzohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.

Nën akuzë për ngjarjen janë babai 76-vjeçar i autorit të dyshuar, që iu gjetën 3 armë dhe municione pa leje në banesë pas kontrollit dhe një 75-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar dhe përkrahur autorët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit