Magazinë
Transmetuar më 13-09-2024, 09:00

Vlorë, 13 shtator 2024/noa.al – Një djalë dhe një vajzë kanë plagosur me thikë një grua ndërsa i riu është zhytur dhe në grabitje kazinoje.

Kush janë autorët dhe për çfarë akuzohen

25-vjeçari Denis Zeneli, 25 vjeç, banues në Vlorë, është i dyshuar për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe.

Grabitja e kazinosë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, dje më 12 shtator 2024 morën një kallëzim se në ambientet e kazinosë në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash.

Hetuesit kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 25”.

Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, Denis Zeneli, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më ddatë1 shtator 2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.

Plagosja në lokal

Nuk ka mjaftuar kjo. Këtë të enjte, Denis Zeneli dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, ka kryer plagosje në ambientet e një lokali.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Dy të rinjtë kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe. Ajo ësbtë dërguar në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit