Magazinë
Transmetuar më 13-09-2024, 08:19

Droni hedh drogë dhe celularë në burgun e Peqinit.

Burime jo zyrtare kanë bërë m dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit ka njoftuar policinë për marrjen e masave pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi kalcetos.

Nga kontrollet e imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 31 doza kokainë, 210 gr hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe 8 fisha karikimi.

Kjo ngjarje ka tronditur sistemin e sigurisë së burgjeve pasi tregon për një agresivitet dhe intensitet të veprimtarisë së grupeve kriminale me qëllim cënimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimeve penale.

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje , ndërsa është kaluar në gadishmëri në të gjitha IEDP.

Rasti rreth ores 21.00 te se enjtes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit