Magazinë
Transmetuar më 12-09-2024, 14:02

Një burrë 43 vjeçar në Divjakë ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 38 vjeç dhe duket se shfrytëzoi problemet mendore të personit me të cilin abuzoi.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, banor i Divjakës, raporton noa.al.

43 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor.

Më herët sot, Komisariati i Policisë Mallakastër zbuloi një tjetër rast penal të marrëdhënieve seksuale dhe shpalli në kërkim shtetasin Besjan Hamitaj, 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është Besjan Hamitaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit