Magazinë
Transmetuar më 11-09-2024, 20:01

Shkodër, 11 shtator 2024/noa.al – Dy zjarrfikës janë plagosur pasi makina ku gjendeshin doli nga rruga duke u shkaktuar plagë joserioze.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:20, në fshatin Vukatanë, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Noa.al mëson se shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., (punonjës të shërbimit zjarrëfikës).

Zjarrfikësit ishin në krye të detyrës. Ata po shkonin drejt fshatit Vukatanë për të shuar një zjarr.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit