23:17 | Betohet nesër si president, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump
- 23:12 | Interi rikthehet tek fitorja dhe i afrohen Napolit!
- 23:11 | Ishte zhdukur që prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali. Emri
- 22:30 | Ndërroi jetë pas aksidentit në Itali, nëna e 13-vjeçares shqiptare: Zemra ime s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty!
- 22:28 | Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
- 22:25 | Horoskopi javor nga Suzan Miler, për 20 deri 26 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- 22:05 | Dinamo fiton mes spektaklit dhe tensioneve me Elbasanin dhe i bashkohet kreut
- 22:01 | Horoskopi nga Suzan Miler, e hënë 20 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- 21:44 | Bie zjarr te një banesë në Tiranë, humb jetën një burrë
- 20:58 | Del foto e të riut që humbi jetën sot në aksident ndërsa u përplas me motor
Përplaset me makinën që drejtohej nga një 80-vjeçar, vdes i riu në Vlorë
- Horoskopi javor nga 20 deri më 26 janar 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën 19 janar 2025
- Horoskopi i Brankos për të dielën 19 janar 2025
- Horoskopi nga Suzan Miler, e diel 19 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor i Artemis nga data 20 deri në 26 janar 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për ditën e hënë 20 janar 2025
- Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
- Horoskopi i plotë javor i Paolo Fox nga 20 deri në 26 janar 2025
- 'Mos shkruj më pra… unë femër jam'! Dalin mesazhet me 'Majli 544'! Një zë gruaje futi në kurth Ramazan Matajn
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
-
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
-
E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Egli hap zemrën me Gjestin dhe flet për ish-in e saj! Video
-
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, Gjesti i ndërpret
-
Gjesti thyen tjetër rekord gjatë kësaj jave
-
Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!
-
Redon Berani do të futet përsëri në shtëpinë e “BBV4”?
-
‘Të grisa, të çava gojën…’, Gerti gjuan Gjestin
-
‘Nuk ndjej asgjë për ty’! Gjesti hap zemrën me Eglin!
-
Majk paralajmëron tërheqjen nga muzika?!
-
Eduart Grishaj flet pse u largua nga televizioni me Arbanën
-
Kush mori më shumë vota? Zgjidhet lideri i ri në BBV 4
-
‘Më shtoi lumturinë dhe…’! Zbulohet partneri i Bernardit të BBV 4!
-
“Mos më thuaj seksi…”/ Egli i tërheq vëmendjen, si reagoi Gjesti?
-
Çifti i njohur i showbiz-it i japin fund martesës 10-vjeçare!
-
Aktorja e njohur gjendet e vdekur tek vila e saj e djegur në Los Angeles
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në godinën e ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda që sot njihet si SPAK dhe kur doli prej andej disa minuta më pas, tha se ishte zyrtarisht i pandehur.
Berisha tha se nuk ka akuza të reja ndaj tij përpos atyre që i ishin komunikuar në dhjetor 2023 kur iu tha se në kuadër të një hetimi po akuzohej paraprakisht për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Kryedemokrati u njoh zyrtarisht me akuzat ndaj tij, megjithatë, hetimi i nisur që më 2022 vazhdon dhe ende nuk dihet kur dosja do të shkojë në gjykatë.
SPAK thotë se ka si provë kryesore një akt qeverie që i krijon favore dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi për kompleksin e banimit dhe shërbimeve në zonën e ish kompleksit sportiv Partizani në Tiranë.
Sipas SPAK, Berisha ka miratuar VKM dhe akte të tjera qeveritare që kanë mundësuar privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, një kompleks që u mor nga pronarët e tokës, mes tyre dhëndri i Berishs, Jamarbër Malltezi.
Në dosjen e SPAK renditet edhe se Bashkia e Tiranës nga 2011 deri në korrik 2015 me kryetar Lulzim Basha, kishte pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë "Homeplan". Jamarbër Malltezi, sipas denoncimit që bëri më 2020 socialisti Taulant Balla, është aksioner i 35% të aksioneve në kompaninë “Homeplan” shpk.
Ndërsa Berisha tha sot se "nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël".
Mësohet se SPAK, në dosjen ndaj Berishës ka futur jo vetëm akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, por edhe akuza për pastrim parash.
Duke qenë se dosja ka një afat deadline për të mbyllur hetimin dhe për ta kaluar çështjen për gjykim, SPAK ka menduar edhe për këtë. Ajo pritet të ndajë akuzat duke vijuar më vonë me dosje të veçantë për hetim pasuror me qëllim mbështetjen e akuzës së pastrimit të parave.
Për Berishën, i gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapni kokën PD-së dhe thekson se "i garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë".
Berisha u shpreh se, tani qëllimi është një revoltë popullore të përgjithshme me qëllim rikthimin tek shqiptarët të votës së lirë.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Berisha: Qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Me Edi Ramën zgjedhje të drejta nuk ka.
Pyetje: Si do t’i imponoheni mazhorancës z. Berisha për qeveri teknike?
Berisha: Me një revoltë të përgjithshme, një lëvizje të përgjithshme e cila synon për ti rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Pyetje: Kur do të mbahen këto protesta, çfarë date?
Berisha: Nuk ka një datë, por do të caktohet shpejt.
Pyetje: A ishit të kënaqur sot me pjesëmarrjen e qytetarëve, demokratëve në mbështetjen tuaj para SPAK.
Berisha: E jashtëzakonshme.
Pyetje: A do të ketë një rikthim të aksionit në parlament?
Berisha: Opsioni është popullor kësaj here, synohet një aksion mbarë popullor.
Pyetje: Si do të koordinoheni ju me pjesën tjetër të partisë, pasi nuk është njëlloj si të jesh në terren.
Berisha: Njëlloj nuk është, por komunikimi do të jetë non stop.
Pyetje: A do të keni një komunikim me aleatët z. Berisha?
Berisha: Me të gjithë pa përjashtim.
***
Gjatë deklaratës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike i ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve të tjera të gazetarëve, ndërsa tha:
‘Në Shqipëri dhe në gjithë botën nuk ka lindur as dje as sot ai kështu apo ashtu që të mund të gjejë qoftë një dokument, provë, fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës. Jam njeri i lirë unë".
A është ky presion ndaj drejtësisë?
Për cilën drejtësi, se ju jeni edhe gazetare? Për drejtësinë që bashkëpunon dhe amniston krimin? Për drejtësinë që amniston vjedhjen e qindra milionë dhe miliardave? Për drejtësinë që merr milionin për të mos bërë pyetjen? Për drejtësinë që merr peng gjykatës dhe prokurorë? Merr peng dhe do ua jap faktet. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është drejtësia private e Edi Ramës?
Cili do të jetë qëndrimi nëse SPAK do shtojë tjetër akuzë?
Qëndrimi im është ky që thashë. Nuk ka njeri në botë, nga qytetari i thjeshtë në president, që mund të gjejë një fakt të vetëm të vërtetë.
Çfarë komenti keni për rrëzimin e kërkesave të mbrojtjes tuaj?
Urdhër politik! Çdo gjë urdhër politik. A e kuptoni, kanë paraqitur katër diligjenca, rezultate hetimesh, dhe nuk figuron emri im në asnjërin prej tyre.
Kjo drejtësi që ju sulmoni mbështetet totalisht nga ndërkombëtarët. A keni ju ndonjë koment për këtë?
Jo totalisht, mbështetet plotësisht. Ata që e mbështesin, një pjesë mbështesin në parim drejtësinë dhe pavarësinë e saj, të tjerë janë përgjegjës për këtë dramë të madhe dhe të korruptuar dhe mbulojnë korrupsionin e tyre. Sepse është një libër faktesh që dëshmon se në këtë proces ka pasur afera madhore korrupsioni.
Por ne jemi këtu për të mbrojtur një të vërtetë, sado e vështirë, por të garantoj se ajo është e pathyeshme dhe do të dalë. Do të dalë sepse bota po e sheh. Ku është dosja e inceneratorëve, ku është dosja e sterilizatorëve, ku është dosja e Covid-it, ku është dosja e Amant Josifit, ku është dosja e Erion Veliajt?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd