23:17 | Betohet nesër si president, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump
- 23:12 | Interi rikthehet tek fitorja dhe i afrohen Napolit!
- 23:11 | Ishte zhdukur që prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali. Emri
- 22:30 | Ndërroi jetë pas aksidentit në Itali, nëna e 13-vjeçares shqiptare: Zemra ime s’do ndalojë kurrë së kërkuari ty!
- 22:28 | Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
- 22:25 | Horoskopi javor nga Suzan Miler, për 20 deri 26 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- 22:05 | Dinamo fiton mes spektaklit dhe tensioneve me Elbasanin dhe i bashkohet kreut
- 22:01 | Horoskopi nga Suzan Miler, e hënë 20 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- 21:44 | Bie zjarr te një banesë në Tiranë, humb jetën një burrë
- 20:58 | Del foto e të riut që humbi jetën sot në aksident ndërsa u përplas me motor
Përplaset me makinën që drejtohej nga një 80-vjeçar, vdes i riu në Vlorë
- Horoskopi javor nga 20 deri më 26 janar 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën 19 janar 2025
- Horoskopi i Brankos për të dielën 19 janar 2025
- Horoskopi nga Suzan Miler, e diel 19 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor i Artemis nga data 20 deri në 26 janar 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për ditën e hënë 20 janar 2025
- Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
- Horoskopi i plotë javor i Paolo Fox nga 20 deri në 26 janar 2025
- 'Mos shkruj më pra… unë femër jam'! Dalin mesazhet me 'Majli 544'! Një zë gruaje futi në kurth Ramazan Matajn
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
-
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
-
E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Egli hap zemrën me Gjestin dhe flet për ish-in e saj! Video
-
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, Gjesti i ndërpret
-
Gjesti thyen tjetër rekord gjatë kësaj jave
-
Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!
-
Redon Berani do të futet përsëri në shtëpinë e “BBV4”?
-
‘Të grisa, të çava gojën…’, Gerti gjuan Gjestin
-
‘Nuk ndjej asgjë për ty’! Gjesti hap zemrën me Eglin!
-
Majk paralajmëron tërheqjen nga muzika?!
-
Eduart Grishaj flet pse u largua nga televizioni me Arbanën
-
Kush mori më shumë vota? Zgjidhet lideri i ri në BBV 4
-
‘Më shtoi lumturinë dhe…’! Zbulohet partneri i Bernardit të BBV 4!
-
“Mos më thuaj seksi…”/ Egli i tërheq vëmendjen, si reagoi Gjesti?
-
Çifti i njohur i showbiz-it i japin fund martesës 10-vjeçare!
-
Aktorja e njohur gjendet e vdekur tek vila e saj e djegur në Los Angeles
SHBA- Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë.
Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita Rakipi Communications – ishin kontraktuar individualisht, me nga 147 mijë euro, sipas kontratave të publikuara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Megjithatë, nga shkurti deri në fund të korrikut të këtij viti, ata kanë funksionuar sikur të ishin një kompani e vetme. Nga 13 kontaktet e raportuara nga Mustafaj, të gjitha janë identike me ato të raportuara nga Rakipi.
Përveç këtyre, Rakipi ka raportuar edhe dy kontakte shtesë – një takim më 11 mars dhe një takim më 24 maj. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Rakipin dhe Mustafajn lidhur me aktivitetet e tyre, por nuk ka marrë përgjigje prej asnjërit deri në publikimin e këtij artikulli.
Ata nuk janë përgjigjur as në të kaluarën, kur REL-i ka raportuar lidhur me shpenzimet e tyre nëpër restorante e hotele në Kosovë dhe për kontraktimin e tyre nga MPJD-ja, pavarësisht mungesës së përvojës në lobim.
Mustafaj dhe Rakipi janë kontraktuar nga MPJD-ja për lobim në SHBA më 26 qershor të vitit të kaluar. Kontratat e tyre njëvjeçare tashmë kanë skaduar. REL-i ka pyetur MPJD-në nëse kontratat e tyre janë vazhduar, por nuk ka marrë përgjigje. Në korrik të vitit të kaluar, MPJD-ja ka thënë se nuk i komenton kontratat e lobimit “për arsye të kuptueshme”.
Megjithatë, kontratat, detajet lidhur me punën e bërë dhe shpenzimet e lobuesve në SHBA publikohen në ueb-faqen e FARA-s çdo gjashtë muaj. Sipas këtyre dokumenteve, MPJD-ja pagoi kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt plot 351.8 mijë dollarë – ku përfshihen edhe shpenzime shtesë, përveç shumës së paraparë në kontratat fillestare.
Në gjashtëmujorin e dytë të lobimit të tyre në SHBA, Rakipi dhe Mustafaj kontaktuan politikanë amerikanë kryesisht përmes emailit. Megjithatë, dokumentet tregojnë se edhe gjatë kohës sa kanë lobuar përmes emailit, ata kanë raportuar shpenzime për fluturime dhe qëndrime nëpër hotele.
Për dallim nga gjashtëmujori i parë, kur Rakipi dhe Mustafaj kishin raportuar shpenzime të shumta për dreka dhe darka pune – përfshirë nëpër restorante në Prishtinë – këtë herë ata nuk kanë raportuar shpenzime për ushqim. Ata kanë shpenzuar mijëra dollarë për fluturime, hotele dhe transport me taksi. Nga dokumentet e publikuara në FARA bëhet e qartë se Mustafaj sërish ka shpenzuar para gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
As Mustafaj e as MPJD-ja nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it se si kanë shërbyer këto aktivitete në Kosovë, duke pasur parasysh që kontratat e lobimit parashohin ofrim të këshillave dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.
Përveç shpenzimeve, datave dhe kontakteve, në dokumentet e FARA-s, Rakipi dhe Mustafaj specifikojnë edhe qëllimet e takimeve të tyre. Përderisa shumë prej tyre janë raportuar thjesht si diskutime për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së dhe ngjarjeve aktuale, në disa raste ata kanë shprehur kritika lidhur me qëndrimet e përfaqësuesve politikë të SHBA-së.
“Është theksuar se ndëshkimi i Kosovës për masat e saj të sigurisë e minon qeverisjen e saj, ia dobëson pozitën negociuese me Serbinë dhe ia rrezikon aspiratat euro-atlantike. Është bërë thirrje për mbështetje të SHBA-së ndaj Kosovës si aleat kyç, në vend të kritikave publike dhe kufizimeve ekonomike”, thuhet mes tjerash në dokumentet e Rakipit dhe Mustafajt.
Qëndrime të ngjashme kanë shprehur edhe pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së për aksionet e ndryshme në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.
Marrëveshjet për lobim ishin nënshkruar pikërisht në një kohë tensionesh në këtë pjesë të Kosovës, kur banorët lokalë serbë po protestonin kundër kryetarëve shqiptarë të komunave. Dhjetë vjet më parë, Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, është etiketuar nga Gërvalla në një sfidë leximi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës. Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacione amerikane të kongresmenëve në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.
Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kosova edhe në të kaluarën ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA. Mirëpo, në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners./ REL
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd