Magazinë
Transmetuar më 10-09-2024, 21:47

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku një avion i Air Albania që udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë  se mes udhëtarëve ishte dhe një shtetas indian që po deportohej. Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës çka shkaktoi panik të madh në radhët pasagjerëve. I ndodhur në këto kushte piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Kjo foto  tregon momentin kur pasagjerët zbresin nga avioni të terrorizuar si pasojë e veprimeve të indianit.

Autoritetet pritet që të japin një shpjegim lidhur me situatën e ndodhur brenda bordit të avionit dhe për të zbardhur më shumë detaje. Ndërkohë mësohet se avioni do të riniset drejt Stambollit pasi të rregullohet dera e emergjencës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit