Magazinë
Transmetuar më 10-09-2024, 16:03

Personat në foto janë autori i dyshuar Altin Kuka dhe dy viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec.

Altin Kuka akuzohet se ka qëlluar për vdekje me kallashnikov xhaxha e nip, Ladimir Kurtaj 50 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 20 vjeç.

Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj: Në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku Altin Kuka ka vrarë xhaxha dhe nip, autori u vetëdorëzua në polici.

Dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një konflikti që ka pasur djali i tij me dy viktimat.

Autori i dyshuar i vrasjes i tha Policisë pasi u dorëzua në Komisariatin Fier se i vrau xhaxha dhe nip pas një sherri që djali i tij kishte pasur me dy viktimat.

Një natë më parë, djali i Altinit ishte përfshirë në një debat me xhaxha e nip nga i njëjti vendbanim.

Dhe sot, 49-vjeçari Altin Kuka, pas zënkës së djalit të tij me një prej fëmijëve të fisit Kurtaj, mori armën dhe qëlloi mbi dy të burrat e këtij fisi, xhaxha e nip 50 dhe 20 vjeç duke u marrë jetën.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kishin pronën e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit