Magazinë
Transmetuar më 10-09-2024, 14:56

Dy persona humbën jetën pak më parë në një krim rrëqethës në Roskovec, qarku Fier, raporton noa.al.

Viktimat janë Lavdosh Kurtaj 50 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 20 vjeç, xhaxha dhe nip. Ata morën plagë të rënda nga qitje me armë zjarri.

Autor i dyshuar i krimit të dyfishtë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ai është ndaluar nga policia.

Vrasja e rëndë ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit në Fier.

Autori i dyshuar i vrasjes i tha Policisë pasi u dorëzua në Komisariatin Fier se i vrau xhaxha dhe nip pas një sherri që djali i tij kishte pasur me dy viktimat.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit