Transmetuar më 10-09-2024, 11:53

TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme në dhomën e këshillimit kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD. Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Në vendimin e marrë nga Apeli, vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit dhe kryetar ligjitim i PD-së është Sali Berisha. Gjykata e Apelit vendosi në qershor mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit