Magazinë
Transmetuar më 09-09-2024, 11:21

Asambleja e Partisë Socialiste e mbledhur në Durrës ditën e diel zgjodhi Kryesinë e re, të përbërë nga 10 anëtarë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që këtë të hënë të mbledhë Kryesinë e re të socialistëve.

Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë:

Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota. Albana Koçiu, 283 vota ?Klodiana Spahiu, 279 vota ?Anila Denaj, 278 vota ?Etilda Gjonaj, 219 vota Dy kandidatet që nuk u zgjodhën janë Klotilda Bushka, që mori 216 vota dhe Delina Ibrahimaj që mori148 vota.

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë:

Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota. Arben Pëllumbi 294 vota Toni Gogu 250 vota Eduard Shalsi 241 vota Igli Hasani 228 vota Dy kandidatët që nuk u zgjodhën janë Pirro Vëngu që mori 210 vota dhe Vangjel Tavo që mori 174 vota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit