Magazinë
Transmetuar më 08-09-2024, 19:39

TIRANË- Asambleja Komnëtare e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot të gjithë organet drejtuese të partisë, për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen vitin e ardhshëm. Sot pas përfundimit të asamblesë është votuar dhe kryesia e re nga anëtarët e PS-së.

Por nga lista e anëtarëve për kryesinë e PS-së, Rama ka hequr 6 anëtarë të mëparshëm të saj. Emrat e hequr nga kryesia e PS-së nga vetë Rama, janë Armando Subashi, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Ditmir Bushat, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti.

Ndërkohë që janë shtuar në emrat e kryesisë Igli Hasani, Anila Denaj, Toni Gogu, Albana Koçiu, Klodiana Spahiu dhe Etilda Gjonaj.

Kryesia e re e PS-së:

Arben Pëllumbi Erion Braçe Eduard Shalsi Igli Hasani Toni Gogu Albana Koçiu Anila Denaj Etilda Gjonaj Klodiana Spahiu Lindita Nikolla

Kryesia e vjetër e PS-së:

Lindita Nikolla Pandeli Majko Erion Braçe Ditmir Bushati Ilir Beqja Arben Pëllumbi Armand Subashi Ogerta Manastirliu Belinda Balluku Olta Xhaçka Evis Kushi Mimi Kodheli Blerina Gjylameti

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit