Magazinë
Transmetuar më 08-09-2024, 18:30

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Shkodër pasditën e sotme. Mësohet se autori është i riu Marjo Kroni, i cili me armë zjarri ka qëlluar mbi 29-vjeçarin Ronaldo Kola.

Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të dyve në zonën e kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Ndërkohë që Kroni në ato momente po lëvizte me një furgon të bardhë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit