Transmetuar më 10-01-2023, 11:27
Durrës- Humb ndjenjat në Gjykatë i riu që grabiti dyqanin në qytetin bregdetar.
Orges Mona dhe Erlind Shehaj, dy të rinjtë të cilët u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës kanë dalë sot para gjykatës.
Teksa pritej që gjykata të vendoste masën e sigurisë për ta, mësohet se një nga të rinjtë, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë dhe është shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal Durrës.
Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore, apo dhe shkaku që ai ka humbur ndjenjat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd